-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Artan Fuga: Jo uniteti, por ndarja sjell përparim!

Kryesoret

Si qytetar dhe aq sa marr vesh nga shkencat politike, më ra goja duke thënë se iluzioni që demokratët në Kuvend kërkojnë të krijojnë se janë bashkë, se do bashkohen, se u bashkuan në dreka dhe darka për gjel deti, etj., është një utopi komplet!

Ata kujtojnë se të qendrosh bashkë, gjoja, kot, sa për sy e faqe, gjoja për hir të elektoratit, etj., sjell të mira, por është një gabim i rëndë politik që e paguan opozita, elektorati i tyre, por edhe ne si qytetarë!

Në mos qoftë një hipokrizi, është utopi, si të thuash psh se Shqipëria lëshon satelitë në stratosferë 🙂

Në vend të qendrojnë bashkë, përjashtimi reciprok do të ishte sinqeritet, qartësi dhe perspektivë politike! Ndryshe do të shohin se edhe nga zgjedhjet për pushtetin lokal si kandidatë do të përjashtohen!

Kur të vijë çasti, pa merak!

Gafa atëhere do jetë e pafalshme!

Kam frikë se ata i ka kapur rob në arësyetim ndërtesa e shqupit si vlerë matyeriale, makinat, buxheti i partisë, etj!

Sikurse thoshte dikur Marksi i Ri, jo uniteti, por ndarja është emancipim. Në një artikull kur merrej me çështjen e mbrojtjes së pyjeve në Westfali 🙂

Nuk është punë dru me pre, jo!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit