Policia spanjolle ka arrestuar një 35-vjeçar shqiptar me inicialet Florjan S. pasi ka abuzuar seksualisht një të mitur në Vilafranca dek Penedes.
Denoncimin ndaj 35-vjeçarit e ka bërë vetë adoleshentja. Ajo gjatë denoncimit ka treguar edhe banesën ku shqiptari e kishte mbajtur për gati pesë orë.
Vajza 16-vjeçare kishte treguar se 35-vjeçari pasi kishte kryer aktin e rëndë i ka thënë të largohej.
“Mund të largoheni tani” ka treguar e mitura se i ishte drejtuar abuzuesi.
Ndërkohë policia spanjolle bën me dije se 35-vjeçari rezulton i përfshirë në botën e krimit, në trafikun e drogës.