Një ditë pas fitores fantastike përballë Juventusit, Napoli është ndëshkuar pas sjelljeve të tifozëve pas ndeshjes.
Jo vetëm Napoli por edhe klubi i Romës duhet të bëjnë llogaritë pa tifozët e tyre në transfertë për dy muajt e ardhshëm.
Vendim ky i bërë publik ditën e sotme nga ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi.
Vendimi vjen pas ngjarjeve që ndodhën më 8 janar ku tifozët u përplasën mes tyre duke sjell bllokimin e autostradës A1.
“Ju bëj me dije se me shumë mundësi do të firmosim një dispozitë ndaluese për tifozët e Romës dhe Napolit në ndeshjet e tyre në transfertë për dy muajt e ardhshëm”, u shpreh ministri i Brendshëm gjatë një konference për shtyp.