Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha sot se Ukraina mund të presë dërgesa të reja të armëve të rënda nga aleatët e saj perëndimorë “në të ardhmen e afërt”.
“Premtimet e fundit për dërgimin e armëve të rënda janë të rëndësishme. Dhe unë pres që do të ketë më shumë në të ardhmen e afërt”, tha Jens Stoltenberg për gazetën gjermane Handelsblatt përpara një konference koordinuese më 20 janar të vendeve perëndimore për dërgimin e ndihmës ushtarake në Ukrainë në bazën amerikane në Ramstein, Gjermani.