Ylli portugez, Cristiano Ronaldo do të debutojë në Arabinë Saudite më 19 janar në një ndeshje miqësore kundër yllit argjentinas, Lionel Messi.
Të enjten një skuadër e përbëra nga lojtarët më të mirë të dy klubeve saudite, Al-Nassr dhe Al-Hilal, do t’i masë forcat me Paris Saint-Germainin.
Portugezi është bërë futbollisti më i paguar në histori prej se nënshkroi për klubin saudit, ndërsa akoma nuk ka debutuar për shkak të suspendimit nga Federata Angleze e Futbollit.
Dhe tashmë do ta ketë nderin të mbajë në krah edhe shiritin e kapitenin në sfidën kundër PSG-së dhe rivalit të tij për shumë vite, Messi.
PSG është në një turne në Lindjen e Mesme këtë javë, ndërsa krahas Arabisë Saudite do ta vizitojë edhe Katarin.