-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A po mbledh qeveria para përmes Bordit?! Çmimi i naftës, 33 lekë më shtrenjtë se kur ishte në të njëjtat nivele në bursa!

Kryesoret

Bordi i Transparencës vendosi dje që të rrisë çmimin e karburanteve, duke e çuar atë në 208 lekë për litër. Ky është vendimi i parë i Bordit për këtë vit, ndërsa mbledhja e fundit e tij kishte qenë në 20 Dhjetor kur e uli në 199 lekë për litër.

Në bursa nafta tregtohet me rreth 85 dollarë për fuçi (tregues referencë Brent), në nivelet më të ulëta nga tetori i vitit 2021. Në atë kohë në vend, një litër naftë tregtohej mesatarisht me 174.5 lekë për litër sipas të dhënave të INSTAT, ndërsa sot është 33 lekë më shtrenjtë, ose 16% më shtrenjtë.

Që prej marsit të vitit 2022 çmimet tavan të naftës vendosen nga Bordi i Transparencës, i krijuar nga qeveria me synimin për të kontrolluar rritjen e fortë të karburanteve që erdhi pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Operatorët e tregut kanë pohuar vazhdimisht se fiksimi i çmimeve, ndërhyrjet e shpeshta dhe të çoroditura të Bordit, në vend që të ndikonin pozitivisht kanë dhënë efektin e kundërt, duke i mbajtur çmimet artificialisht të larta.

Janë paguar 135 mln euro më shumë TVSH vetëm nga rritja e çmimeve

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë tha në fillim të këtij viti se Bordi pritet që të shkrihej së shpejti, ndërkohë që dje u vendos të ndërhyhej sërish tek çmimet.

Përfituesi kryesor nga rritja e çmimeve të naftës është qeveria, e cila arkëton më shumë TVSH, si rrjedhojë e çmimeve të larta. Ndonëse kanë blerë më pak karburant, konsumatorët kanë shpenzuar më shumë.

Vetëm për 9 mujorin, mesatarisht, çdo muaj janë shpenzuar rreth 20 milionë euro më shumë për të blerë naftë apo benzinë, me nivelet më të larta që janë shënuar në periudhën qershor-shtator, kur dhe lëvizjet janë më të shumta për shkak të sezonit turistik./monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit