-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria nën pushtimin e motit të keq, ja qarqet me probleme

Kryesoret

Ditët e fundit i gjithë territori i vendit tonë është përfshirë nga shiu dhe dëbora. Sasinë më të madhe të reshjeve e kanë marrë qarqet Kukës dhe Shkodër, të cilat në zonat malore mbi 800 metra kanë qenë në formën e borës. Në zonën Dedaj-Bogë reshjet janë shoqëruar me erë të fortë.

Reshjet me intensitet të lartë kanë sjellë fryrje të lumenjve dhe përrenjve, duke shkaktuar probleme me rrëshqitjen e dherave dhe gurëve.

Si pasojë e reshjeve të dendura të borës në Bogë dhe Theth ka pasur dhe ortekë, por kompania kontraktore ka bërë të mundur mbajtjen të hapura të rrugëve me borëpastrues. Shirat me intensitet, por edhe shkarkimet nga hidrocentralet kanë rritur nivelin në liqenin e Shkodrës.

Sipas të dhënave të autoriteteve vendore niveli i lumit Drin te ura e Bahçallëkut shënon kuotën 6.20 m me një rritje prej 15 cm, krahasuar me mëngjesin e së mërkurës. Niveli i liqenit shënon nivelin 7.55 m me një rritje prej 15 cm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit