-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku: Qeveria ka dështuar me korrupsionin, por beteja e opozitës duhet bërë në institucione

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku akuzoi shumicën socialiste në pushtet se ka dështuar me luftën kundër korrupsionit dhe se ka nxitur prej vitesh kulturën e korrupsionit, pa patur asnjëherë vullnetin politik për ta luftuar fenomenin. Megjithatë, sipas zonjës Tabaku, opozita duhet t’i zhvillojë betejat e veta brenda institucione apo mekanizmave parlamentare që ngrihen mbi këtë çështje, sikundër komisioni i posaçëm i ngritur vetëm me votat e shumicës socialiste. Gjatë intervistës me kolegen Menada Zaimi zonja Tabaku, flet mbi të ardhmen e opozitës, rolin e zotit Berisha në Partinë Demokratike, apo edhe vajzës së tij, Argita Malltezi.

Zëri i Amerikës: Zonja Tabaku, në disa raporte të fundit duket që çështja e korrupsionit është një nga problemet kryesore për shqiptarët. Ditët e fundit, shumica propozoi dhe votoi një komision që do të synojë një cikël të ri reformash për sundimin e ligjit, mirëqeverisjen dhe antikorrupsionin. Ju personalisht, por dhe pjesa dërrmuese e opozitës, e keni kundërshtuar këtë nismë. Në thelb, pse sipas jush, nuk duhet mbështetur?

Jorida Tabaku: Është e vërtetë që ne sot ndodhemi në një situatë të re. Ku fatkeqsisht korrupsioni është kthyer në një nga problemet kryesore. Sondazhet e fundit të publikuara edhe dje në Shqipëri tregojnë që nga fakti që ndërsa korrupsionin e konsideronin si pengesë dhe kërcënim, 25% e shqiptarëve, në vitin 2023 e kanë konsideruar 45% e shqiptarëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit