Autori i dyshuar i 14 vjedhjeve është arrestuar në Berat në operacionin e koduar “Stuff”. Ai është Rigers Nureja 27 vjeç, banues në Berat, i dënuar 3 herë më parë, për vjedhje.
Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, M. M., 38 vjeç, banues në Berat.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se gjatë vitit 2022, kanë vjedhur shuma parash, sende me vlerë dhe vegla pune, në disa banesa dhe subjekte, në zona të ndryshme të Beratit, konkretisht;
- Më datë 01.01.2022, kanë vjedhur në një magazinë, në fshatin Bogdan;
-
Më datë 30.04.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. Q.;
-
Më datë 09.06.2022, kanë vjedhur në dyqanin e shtetasit A. Q.;
-
Më datë 02.07.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit N. X.;
-
Më datë 10.07.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit V. L.;
-
Më datë 26.07.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit B. K.;
-Më datë 07.08.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit B.K;
- Më datë 12.08.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit Xh. S.;
-
Më datë 17.09.2022, kanë vjedhur në dyqanin e shtetasit F. M.;
-
Më datë 03.10.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit Y.M.;
-
Më datë 04.11.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetases V. A.;
-Më datë 10.11.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetases A. M.;
-Më datë 23.11.2022, kanë vjedhur në sportelin e Postës, një shumë lekësh;
-Më datë 28.11.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit N. N.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa nga sendet e vjedhura, 1 levë hekuri, 1 thikë dhe 1 dorezë metalike.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme procedurale.