Gjykata penale në Belgjikë ka dënuar 10 shqiptarë me 30 muaj burg dhe 8000 euro gjobë për shkak se janë kapur duke kultivuar kanabis në Merksem.
Policia e Antwerpit shkoi për kontroll në një shtëpi me tarraca në Sint-Bartholomeusstraat në Merksem në korrik të vitit që lam pas, pasi disa banorë kishin vënë re një erë kanabisi.
Pas shtëpisë ishte ndërtuar një strehë e madhe me xhama të cilat ishin të mbyllura. Dritarja e çatisë ishte e hapur dhe policët ndjenin gjithashtu një erë kanabisi.
Gjatë kontrollit në shtëpi më 3 gusht u gjet një plantacion me 1501 bimë kanabis në katër dhoma kultivimi.
9 burra të moshës 21 deri në 43 vjeç dhe një i mitur janë personat të cilët merreshin me plantacionin e kanabisit.
Tetë nga të pandehurit kishin ardhur në Merksem vetëm më 3 gusht për të ndihmuar me korrjen.
Për të kultivuar kanabisin ata gjithashtu kishin vjedhur energji elektrike.
Gjykata e gjeti të padëshmuar se 8 personat e sapo futur në punë për korrjen ishin në dijeni të vjedhjes së energjisë elektrike dhe i shpalli të pafajshëm për këtë.
Për rritjen e kanabisit ata morën një vit burg dhe 8000 euro me ose pa shtyrje. Emiljano D. dhe Danjel L. kishin punuar në plantacion që nga qershori dhe korriku dhe ishin përgjegjës për kujdesin e bimëve.
Duke qene se ata kujdeseshin për bimët prej një kohe të gjatë mendohet se ata të dy kanë qenë në dijeni për vjedhjen e energjisë elektrike.
Gjykata i dënoi me 30 muaj dhe dy vjet burg, si dhe me gjobë prej 8 mijë eurosh. Ata duhet t’i paguajnë operatorit të rrjetit Fluvius pothuajse 24,000 euro dëmshpërblim për vjedhjen e energjisë.