-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Abuzimi i fëmijëve në jetimore në Britani, prej 3 vitesh në dhunë

Kryesoret

Fëmijët në qendrat e kujdesit në Britani të cilët ishin vlerësuar si të përshtatshëm duket se kanë jetuar në një mjedis abuziv, sipas një raporti të BBC.

Prej 3 vitesh fëmijët duket se kanë jetuar në kushte dhune, derisa në maj të vitit 2021, rregullatori i vlerësimit Ofsted vendosi një bllokim të përhershëm në qendrat në fjalë.

Raporti thotë se më shumë se 100 ankesa janë bërë në shtëpitë e kujdesit Doncaster në veri të Anglisë dhe në jug të Yorkshire.

Grupi Hesley, i cili menaxhonte shtëpitë dhe Ofsted, i cili ishte njoftuar për të paktën 40 incidente, kërkuan falje.

Më shumë se 100 fëmijë, të cilët ndodheshin në shtëpi, vlerësohet se kanë pësuar lëndime të rënda. Një grup ekspertësh konfirmojnë për BBC se ka pasur ” abuzime sistematike dhe të vazhdueshme ” në këto shtëpi.

Fëmijët, thotë hetimi u mbyllën në banjë gjatë natës u lanë me rroba të ndotura, u goditën me grushte dhe nuk iu dhanë mjekime për ditë të tëra.

Policia e South Yorkshire, e cila aktualisht po merr në pyetje stafin në Hesley për abuzime të mundshme, u informua nga punëtorët tre vjet para mbylljes. Në të njëjtën kohë, llogaritë e Hesley -t regjistruan një fitim prej 12 milionë funtesh.

Abuzimi me kujdesin ndaj fëmijëve është skandali më i keq që nga Winterbourne View, një shtëpi përkujdesjeje për të rriturit pranë Bristolit që u ekspozua nga BBC Panorama në 2011.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit