-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Një vajzë “molla” e sherrit/ Si nisi konflikti që përfundoi me plagosjen e 15-vjeçarit në Pogradec!

Kryesoret

Sherri për një vajzë ishte shkaku i konfliktit mes dy të rinjve në Pogradec, ku njëri prej tyre u plagos me thikë. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në Pogradec, ku dy të rinjtë janë konfliktuar fizikisht, më pas sherri ka degjeneruar në përdorimin e thikës.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe po punon për të gjetur thikën që është përdorur për të plagosur 15 vjeçarin, pasi autori e ka hedhur atë teksa është përpjekur të largohet nga vendi i ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 24.01.2023, rreth orës 18:15, në Spitalin e Pogradecit, ka shkuar për mjekim një 15-vjeçar, banues në Pogradec, i cili dyshohet që gjatë një konflikti fizik me shtetasin N. M., 17 vjeç, banues në Pogradec, është dëmtuar me mjet prerës. Autori i dyshuar, shtetasi N. M, është kapur nga shërbimet e Policisë menjëherë pas ngjarjes dhe ndodhet i shoqëruar në ambientin e Komisariatit të Policisë Pogradec, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sherri përfundon te thika, 17-vjeçari plagos 15-vjeçarin në Pogradec, e çojnë urgjent në spital!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit