-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I doli emri në dosje! Rama: Nuk kam lidhje me ish-zyrtarin e FBI-së që u arrestua

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama më në fund ka reaguar pas arrestimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal. Në dosje, përmendet fakti që ish-agjenti është takuar në Shqipëri dhe jo vetëm me kryeministrin Edi Rama dhe dy njerëz të njohur të tij, teksa prej njërit ka marrë 225 mijë dollarë. Por Edi Rama thotë se nuk ka asnjë lidhje me McGonigal, që dikur e thoshte me krenari që ishte miku i tij.

Dosja! Lidhja me Ramën, darka dhe 225 mijë $! Si u korruptua zyrtari i FBI-së kundër PD-së

“Akuzohet në Amerikë një zyrtar i FBI për gjëra që s’kanë as edhe një lidhje me mua (se po të kishin do t’i kishte nxjerrë hetimi i atyre që nuk manipulojnë prova e as kursejnë fajtorë) dhe në Shqipëri fillon gjyqi ndaj meje në Big Brotherin e politikës, kanaleve e portaleve!

Jam mësuar, po së fundmi kam vendosur të mos merrem më me nxjerrjen e çdo guri që hidhet përditë në lumë nga protagonistët e sojsojshëm të këtij Big Brotheri pambarim! Më pak fjalë dhe akoma më shumë punë e kontakte me njerëzit që kanë punë për të bërë apo punë për të zgjidhur.

Duhen kuptuar edhe ata që s’dinë të bëjnë asgjë tjetër, ashtu siç duhen kuptuar edhe ata që s’duan të besojnë asgjë tjetër përveç asaj që duan medoemos të besojnë” shkruan ai.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit