-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Set me logot e Byrosë Federale të Hetimit/ Çfarë i solli ish-agjenti i FBI Ramës nga New Yorku!

Kryesoret

Dosja e zbardhur pas arrestimit të ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal ka zbuluar dhe një dhuratë që ky i fundit i ka sjellë kryeministrit Edi Rama nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zbulohet biznesi në Tiranë! Pajisja misterioze që i dha ish-zyrtari i FBI-së Ramës

Në dosje përmendet termi ‘FBI paraphernalia’ dhe bëhet fjalë për set veshjesh e suvenire që kanë logon e Byrosë Federale të Hetimit (FBI).

Pjesë nga dosja:

Më 9 shtator 2017, në Shqipëri, i pandehuri McGonigal është takuar me personin B dhe kryeministrin e Shqipërisë. Me kërkesë të personit A, i pandehuri McGonigal i kërkoi Kryeministrit të Shqipërisë që të ishte i kujdesshëm për dhënien e licencave për shpimin e vendburimeve të naftës në Shqipëri për kompanitë ruse. Personi A dhe personi B kishin të dy interes financiar në vendimet e Qeverisë së Shqipërisë për dhënien e licencave të shpimit të fushës së naftës. I pandehuri McGonigal i ka ofruar Kryeministrit të Shqipërisë pajisje të FBI-së në prani të personit B.

Dosja e plotë e FBI-së rendit shkeljet e kryera nga ish-agjenti i FBI-së në Neë York, përfshirë këtu udhëtimet në Shqipëri dhe kontaktet me kryeministrin Edi Rama e persona të tjerë. Në dosje është përdorur një ‘fjalorth’ i vogël për të identifikuar të përfshirët.

Dosja! Lidhja me Ramën, darka dhe 225 mijë $! Si u korruptua zyrtari i FBI-së kundër PD-së

Më konkretisht:

‘Personi A’ përfaqëson një shqiptar, të lindur në Shqipëri, por të natyralizuar si shtetas amerikan dhe banues në Nju Xhersi. ‘Personi A’ kishte qenë punonjës i një agjencie të inteligjencës shqiptare disa dekada më parë. ‘Kompania A’ është një organizatë biznesi në Delaware e regjistruar nga Personi A në janar 2018.

‘Personi B’ është shtetas shqiptar i punësuar në një konglomerat energjetik kinez. Ai vepronte si këshilltar jozyrtar i Kryeministrit të Shqipërisë. Duke mbajtur një llogari zyrtare emaili dhe pasaportë të qeverisë shqiptare. Dhe ishte një ish-zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare. Personi A dhe personi B ishin miq dhe bashkëpunëtorë biznesi me njëri-tjetrin.

I doli emri në dosje! Rama: Nuk kam lidhje me ish-zyrtarin e FBI-së që u arrestua

Kurse ‘Personi C’ është shtetas i Bosnjë-Hercegovinës dhe këshilltar i një anëtari boshnjak të Presidencës. Personi C gjithashtu ka qenë ministër i mbrojtjes i Bosnjës.

Ndërsa ‘Personi D’ është shtetas i Bosnje-Hercegovinës dhe themelues e Drejtor i Përgjithshëm i një kompanie farmaceutike. Me bazë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Për mediat e huaja, Personi A dhe Personi B nuk kanë emra. Por kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pretendon se janë Dorian Duçka dhe Agron Neza. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit