-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trafikonin drogë në Itali, pas 2 vitesh hetimesh arrestohen 2 shqiptarë dhe 4 italianë

Kryesoret

Policia italiane ka vëne në pranga 4 italianë dhe 2 shqiptarë në zonën e quajtur Villanova dhe Favale pasi trafikonin drogë.

Mediat italiane shkruajnë se arrestimi i tyre është bërë pas dy vitesh hetime ku rezulton se të rinjtë janë përfshirë në veprën penale të trafikut të drogës.

Në burg përfunduan 33-vjeçari Emiliano C. dhe 34-vjeçari Simone M.

E njëjta masë sigurie u njoftua edhe për dy të dyshuar të tjerë të ndaluar për krime të tjera.

Të cilët janë 33-vjeçari Giordano D., dhe 36-vjeçari Mirko F.,  tashmë të arrestuar javën e kaluar për rrëmbimin për zhvatje të një 21-vjeçari.

2 shqiptarët e përfshirë në hetim janë 23-vjeçari Endri T. dhe 22-vjeçari Kleni B. të cilëve iu vendos masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Hetimet filluan pasi një tregtar droge 34-vjeçar u qëllua në këmbë në lagjen Favale, një periferi midis Villanova di Guidonia dhe Campolimpido di Tivoli.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit