Në takimin e zhvilluar në Prishtinë dhe Beograd të premten e kaluar 5 diplomatët e BE-së, Miroslav Lajçak, Emmanuel Bonne, Jens Plettner, Francesco Talo, dhe ai i SHBA-së, Gabriel Esocbar u prezantuan draftin prej 10 pikash kryeministrit kosovar, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Dokumenti në fjalë, siç edhe e përshkroi kryeministri Kurti i është përcjellë Kosovës dhe Serbisë “si platformë për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”.
Dokument bëhet e ditur se 10 pikat e prezantuara tashmë si platformë evropiane bazën e kanë tek i ashtuquajturi plani franko-gjerman, që të dy vendet e morën në formën e “non-paper” në gjysmën e dytë të vitit që shkoi.