-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Roland Bejko: Pse e prishi seancën plenare Edi Rama me Sali Berishën?!

Kryesoret

Vetëm dy personave u interesonte sot prishja e seancës parlamentare. Vetëm këta dy persona sot nuk ishin të interesuar për debat në Parlament: Edi Rama dhe Sali Berisha. I pari ishte autori i skenarit të gjasme implikimit të PD në sponsorizime rusësh.

I dyti, është ekzekutori i skenarit të atij të parit brenda PD duke i marë të mirëqëna shpifjet e Ramës me qëllim për likujdimin politik të ish kryetarit të PD dhe mbështetësve të tij. Madie veç baltës që vetëm ai di të hedhë mbi kundërshtarët, ngriti edhe një komision brenda foltores për të bërë medemek transparencë.

I pari, Rama nuk mori fare pjesë në seancë dhe la porosinë te kryetarja e kuvendit që ky debat të mos merrte udhë. I dyti, Berisha, shkoi dhe e pushtoi foltoren e Kuvendit, që të prishej seanca, ta përjashtonin, dhe mundësisht ta përzinin prej andej me forcë me punonjësit e gardës.

Berisha nuk kish interes t’i linte deputetët e tjerë të flisnin sot. Minimalisht dikush prej deputetëve të PD që nuk e mbështesin do t’i kujtonte se ai nuk ka asnjë të drejtë morale dhe politike të denoncojë Ramën për komplot ndaj PD-së me sponsorizime ruse, sepse nëse Rama komplotoi, Berisha e ekzekutoi komplotin e tij brenda PD ku akuzoi ish kryetarin si bashkëpunëtor të rusëve në këtë rast, e më parë e kish akuzuar si bashkëpunëtor të Ramës…….

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit