-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK: Tre durrsakët në krye të bandës që furnizonin Italinë me kokainë

Kryesoret

15 nga 21 personat e përfshirë në bandën e drogës në Durrës që trafikonte drogë në Itali janë arrestuar, të tjerët janë në kërkim. SPAK njofton se nga hetimet është provuar se banda ka tentuar që të trafikojë 120 kilogramë kokainë, 15 kilogramë heroinë shumë e pastër, si dhe 129 kilogramë marijuanë e 92 kilogramë hashash, të sekuestruara në Itali në disa episode të ndryshme.

Veprimtaria kriminale e këtij grupi është zhvilluar për periudhën kohore nga viti 2015 dhe në vazhdim dhe është zhvilluar në Shqipëri kryesisht në Durrës, si dhe në qytete të ndryshme në Itali, si në Bergamo, Breshia, Milano, Torino etj, vende ku është kryer transportimi dhe tregtimi i lëndëve narkotike.

SPAK deklaron se grupi kriminal është krijuar dhe është drejtuar nga tre shqiptarë; Braniol Liço alias Branjol Liço alias Braniol Ago, Gernard Beu alias Gernard Liço alias Gernard Ago dhe E.M. të cilët kanë koordinuar veprimet midis tyre për drejtimin e grupit kriminal.

Lista me emrat e kërkuar nga SPAK-u

  1. Braniol Liço alias Branjol Liço alias Braniol Ago
  2. Gernard Beu alias Gernard Liço alias Gernard Ago
  3. Emirajana Beu
  4. Dorian Beu
  5. Syrjan Tola
  6. Igli Lala alias Oltion Lala
  7. Ramazan Grada
  8. Florid Vukaj
  9. Gjergj Zefi
  10. Renato Zefi
  11. Rexhep Dallupi
  12. Alferd Luli
  13. Saimir prenga
  14. Lorik Prengaj alias Fabio Prenga
  15. Françesko Çeçi alias Francesko Ceci
  16. Ilir Duro
  17. Lulzim Selimi
  18. Dhimitër Nina
  19. Eledjo Dedej
  20. Enkeleda Bakalli

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit