-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Austin pret Peleshin në Pentagon: Kohë kritike për sigurinë

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi u takua të enjten në Pentagon me homologun amerikan Austin. Temë e diskutimit ishte forcimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe por NATO-s.

Takimi mes Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes Lloyd J. Austin me Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi vjen në një kohë kur të dy kombet shënuan 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve mbrojtëse mes tyre.

Ata folën për herë të fundit gjatë takimit të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës në bazën ajrore Ramstein javën e kaluar. Shqipëria, si një aleate e NATO-s, po ofron ndihmë për Ukrainën ndërsa vendi lufton kundër pushtuesve rusë.

“Gjatë tre dekadave të fundit, marrëdhënia jonë vetëm është thelluar. Forcat tona stërviten dhe ushtrojnë së bashku. Ata punojnë së bashku me njëri-tjetrin në operacionet e koalicionit”, tha Austin.

Ne po takohemi në një kohë kritike për sigurinë evropiane” tha sekretari. “Grupi i kontaktit i javës së kaluar nënvizoi rëndësinë e lëvizjes urgjente për të forcuar Ukrainën kundër agresionit rus dhe për të forcuar sigurinë tonë të përbashkët“. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit