-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A do i kërkojë falje Bashës pas skandalit “McGonigal”? Berisha: Lul, ku i more lekët?

Kryesoret

Dosja “McGonigal” vijon që të jetë kryefjalë në Shqipëri. Kryetari i PD-së Sali Berisha që akuzon se Rama dhe ish-agjenti i FBI-së i futën thikën PD-së me akuzat për lobim rus në SHBA, u pyet sot tashmë që doli skandali nëse do i kërkojë falje ish-kryetarit nëse vërtetohet se gjithçka ka qenë ashtu sikur thotë ai e kurdisur në zyrën e Edi Ramës? Sali Berisha tha se nëse Lulzim Bashës nuk ia kanë dhënë rusët, të tregojë ku i mori 500 mijë dollarë që loboi në Amerikë.

Nëse ka njeri që ka mohuar dosjen ruse, ambasadorit dhe të dërguarit të SHBA-së ka qenë Sali Berisha. Për 4 vite kam hedhur poshtë në mënyrë absolute burimin rus. Në prill të vitit 2022 deklaron Bashës, se ke futur duart thellë në xhepat rusë. Ndërhyn me Ramën dhe Agaçin dhe nuk e çon dosjen në gjykatën e Lartë.

Në kundërshtim me ligjin. Bashkë-atdhetarët tanë në SHBA thanë se nuk kemi dhënë asgjë për Nick Muzin për lobim, por kemi firmosur sikur i kemi dhënë për të ndihmuar PD-në. Pasi kam marrë këto informacione, kam deklaruar se burimi i parave mund të jetë rus. Dhe i kam kërkuar Bashës të deklarojë burimin.

Kam kërkuar që Basha të bëjë publike burimin e parave, ndryshe mbetet varianti rus. Basha s’e ka bërë as sot këtë gjë. Të tregojë burimin. Rusët para ndanë, por a ka marrë apo jo Basha nuk e di. Por ai nuk ndjen përgjegjësi” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit