Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare feston sot 87-vjetorin e lindjes. Mesazhet dhe urimet kanë qenë të shumta për njeriun e letrave.
Në ditën e tij të lindjes, Kadare është rikthyer pas në kohë. Botuesi i tij Bujar Hudhri ka publikuar një fotografi të shkrimtarit që viziton ish-banesën e tij, shtëpinë studio “Kadare”.
“Sot ditëlindja e shkrimtarit tonë të dashur. Kadare, duke parë fotot e fëmijërisë, në shtëpinë ku ka lindur 87 vjet më parë. EDHE NJËQIND, MJESHTËR” shkruan Hudhri.