-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plagosja në Fushë Kosovë, nënë e bijë jashtë rrezikut për jetën

Kryesoret

Ditën e sotme në Fushë Kosovë u plagosën me armë zjarri 2 gra ku sipas raportimeve ato janë nënë e bijë dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Edhe pse janë jashtë rrezikut për jetën ato kanë marrë lëndime serioze.

Kështu ka njoftuar për mediat doktori, Ejup Govori i cili u shpreh se pacientja e lindur në vitin 1959 për momentin është në një ndërhyrje kirurgjike.

Nga ana tjetër ai shtoi se pacientja tjetër është në gjendje stabël dhe gjendet në emergjencë duke iu kryer ekzaminimet të tjera.

“Gjendja shëndetësore e grave të plagosura ishte stabile por lëndimet janë serioze. Njëra paciente e cila është e vitit 1959 është transferuar në sallë të operacionit për intervenim kirurgjik nga kirurgu abdominal dhe ortopedi, d.m.th në bark dhe në ekstremitete. Ndërsa, pacientja tjetër është stabile, mirëpo është ende duke qëndruar në emergjencë dhe janë duke u kryer konsultat e mëtutjeshme”, ka thënë Govori.

Prokuroria e Prishtinës gjatë ditës u shpreh se mbi të dyshuarin e plagosjes bien veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

I dyshuari është identifikuar por nuk është publikuar akoma emri i tij. Ai është ende në arrati.

Plagosen me armë zjarri dy gra në Kosovë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit