-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Thikën në fyt teksa po hanin darkë, gruaja vret në sy të djalit bashkëshortin!

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Itali, ku një grua ka vrarë bashkëshortin e saj teksa kanë qenë duke ngrënë darkë.

Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi në Nuvolento, në provincën e Brescia-s në Itali. Një zënkë e momentit i kushtoi jetën Romano Fagoni-t, 59 vjeç, i cili u godit disa herë me thikë në fyt nga bashkëshortja e tij.

Raffaella Ragnoli, 3 vjet më e re se viktima, u arrestua nga policia italiane. Gjithashtu mësohet se në momentin kur ndodhi ngjarja e rëndë, i pranishëm ishte edhe djali 15-vjeçar i çiftit. Ishte pikërisht i mituri që telefonoi shërbimet e emergjencës.

Zënkat duket se ishin të shpeshta kohët e fundit në familjen Fagoni. Gjatë darkës gruaja mori një thikë dhe e goditi të shoqin në fyt. Përveç djalit të mitur, çifti kishte edhe një vajzë të madhe, e cila nuk jetonte më me prindërit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit