Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e 47-vjeçarit grek i njohur si “amerikani” i cili u vra nga një 38-vjeçar shqiptar.
Ai ka rrëfyer ngjarja ka ndodhur për shkak se “amerikani” i kishte shitur kokainë të prishur.
Sipas tij kokaina ishte jo cilësore dhe i kishte shkaktuar probleme shëndetësore. Ai gjithashtu shtoi se ishte shtruar edhe në spital.
Sipas raportimeve të mediave greke, shqiptari ka kërkuar shpjegim nga 47-vjeçari që i kishte shitur kokainën.
Sipas 38-vjeçarit ai nuk kishte si qëllim ta vriste 47-vjeçarin por vetëm ta plagoste në këmbë.
Vrasja ndodhi në 20 janar dhe për veç shqiptarit është një 22-vjeçar i cili akuzohet si bashkëpunëtor i vrasjes.
2 grekë janë vënë nën hetim për dëshmi të rreme.








