-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta shpërndan raportin e BERZH: Korrupsioni, armiku kryesor i mirëqenies së shqiptarëve

Kryesoret

Kreu i partisë së Lirisë Ilir Meta me anë të një postimi në facebook ka shpërndarë një raport të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim i cili sipas Metës konfirmon se korrupsioni është armiku kryesor i mirëqenies së shqiptarëve.

Gjithashtu Meta shkruan se kjo është arsyeja themelore se përse cilësia e qeverisjes në Shqipëri ka pësuar rënie.

Raporti i fundit i “Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim” konfirmon se korrupsioni është armiku kryesor i mirëqenies së shqiptarëve.
Është kjo arsyeja themelore sipas BERZH pse cilësia e qeverisjes në Shqipëri ka pësuar rënie dhe përkeqësim të ndjeshëm nga 5.26 pikë që ishte në vitin 2016, në 4.62 pikë në vitin 2022.
“Rezultatet e qeverisjes janë përkeqësuar ndjeshëm në një numër sferash të ekonomisë gjatë gjashtë viteve të fundit, duke reflektuar kryesisht rritje të informalitetit dhe korrupsionit të perceptuar siç shihet, për shembull, në Shqipëri. Disa sfera të ekonomisë kanë parë gjithashtu përkeqësime në pavarësinë e gjyqësorit, transparencën buxhetore dhe zbatimin e kontratave”, – argumenton BERZH.
Raporti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim jep gjithashtu alarmin për rreziqet fiskale që vijnë nga PPP-të, duke theksuar gjithashtu zhgënjimin me ecurinë e ngadaltë të reformës në drejtësi.
Vetëm lufta kundër korrupsionit dhe kapjes së shtetit parandalon falimentimin e Shqipërisë!
Kjo është një betejë patriotike dhe mision kombëtar pa kthim, të cilit do t’i shkojmë deri në fund!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit