-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Beteja për Butrintin! Ina Zhupa shpall fitoren e parë: Tani jemi gati për gjyqin

Kryesoret

Partia Demokratike vijon betejën për koncesionin e Butrintit. Deputetja Ina Zhupa tha sot se Gjykata Kushtetuese e ka legjitimuar kërkesën e 36 deputetëve të PD-së dhe tashmë po përgatiten për seancën e gjyqit në këtë institucion që do t’i vendosë vulën ligjit të kontestuar.

“Siç jeni në dijeni në datën 15 nëntor të vitit 2022, kam depozituar në Gjykatën Kushtetuese padinë e firmosur nga 36 deputetë opozitarë, ku kërkonin pezullimin e menjëhershëm të ligjit 50/2022 të koncensionit të Butrintit, dhe kërkonin edhe shfuqizimin si antikushtetues të këtij koncensioni.

Kjo kërkesë është firmosur nga 36 deputetë opozitarë të cilët kanë gjykuar se ky koncension duhet ndalur nga Gjykata Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese ka bërë mbledhjen e saj të parë të konferencës së gjyqtarëve dhe na ka legjitimuar, qoftë si palë kërkuese, qoftë edhe si objekt kërkimi. Lajmi që unë ndava me ju në fillim të janarit, ishte ky që ne ishim legjitimuar si palë dhe do të vazhdonim betejën në Gjykatën Kushtetuese. Pra, ishte pranuar kërkesa e deputetëve opozitarë drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Dua ta filloj direkt me një lajm të mirë, para se të jap detaje të tjera. Një lajm i shkëlqyer që lidhet me rezultatin besoj final që do të ketë ky proces gjyqsor duke fituar Butrinti, duke fituar shqiptarët edhe qytetarët.

Tre institucione kushtetuese të pavarura nga njëra-tjetra, dhe tre institucione të larta të shtetit kanë parashtrimet e tyre në Gjykatën Kushtetuese, dhe kanë mendimin e tyre me shkrim për shpalljen antikushteutes të koncesionit Butrintit” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit