-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Syri i krimit”! Kush është i forti i “Myslym Shyrit” që nxirrte blof policinë dhe rivalët?

Kryesoret

155 kamera janë çmontuar nga policia në rrugët dhe kryqëzimit e Tiranë në disa lagje. Shumica prej tyre sipas policisë janë vendosur nga persona me të kaluar kriminale, një pjesë e tyre në burg, të tjerët jashtë. Mes tyre disa nga kamerat që kontrollonin lëvizjet e rivalëve por edhe të policiës që janë hequr i përkasin Gjergj Cukalit, i njohur si i forti i rrugës së “Myslym Shyrit”.

Cukali ka miqësi me persona të njohur të botës si krimit, mes tyre edhe Emiljano Shullazi. Në Korrik të vitit 2016 ai u arrestua së bashku me 16 persona të tjerë si pjesë e një rrjeti kriminal që shpërndante kokainë në Tiranë.

Më 24 Nëntor 2006, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi me 10 vite burg Gjergji Cukalin me akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë ndaj Fajton Demirlikës në vitin 2004 në rrugën “Myslym Shyri” pas një konflikti për 100 mijë Euro. Cukali përfitoi amnisti dhe doli pas disa vitesh.

Më 20 Gusht 2012, nga Komisariati i Policisë nr.2 Tiranë Gjergji Cukali u arrestua, pasi sipas policisë, gjatë një kontrolli u kap nga patrulla e Policisë me një armë zjarri pistoletë pa leje dhe me një krehër me 17 fishekë. Në 2019 u arrestua por më pas u lirua nga Gjykata e Apelit Tiranë nga qelia pas akuzave që u nrgitën si i dyshuar si vrasësi i ish-policit Arben Bilali.

Vitin e kaluar Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimit dhe dërgoi për gjykim Gjergj Cukalin, Enver dhe Ermond Jamakut, Sokol Xhurës si dhe ndaj 7 të pandehurve të tjerë. Cukali akuzohet si porositësi i vënies së tritolit në makinën e biznesmenit Gjon Mena në Kamëz më 9 shkurt të vitit 2021.

Kush është i tmerrshmi i Tiranës që kishte blinduar shtëpinë me kamera spiune?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit