Policia e Tiranës ka çmontuar dhe sekuestruar 155 kamera sigurie të vendosura nga grupet kriminale. Për pasojë, janë vënë nën hetim 37 persona të cilët i kishin montuar kamerat në mënyrë të paligjshme duke ndërhyrë në jetën private të qytetarëve.
“Syri i krimit”, policia zbulon 9 kamera të tjera në Pogradec
-Gjatë fazës së nëntë të këtij plani operacional, në Tiranë, në rrugët “Mustafa Grablleshi”, “Pasho Hysa”, “Gani Domi”, “Muharrem Zalli”, “Sali Nivica”, “Mihal Grameno”, “Brigada 8”, “Ylbere Bylykbashi”, “Irfan Tomini”, “Anastas Shundi”, “Shyqyri Berxolli”, “Jusuf Gervalla”, “Maliq Muço”, “Sulejman Pasha”, “Myslym Keta”, “Thoma Filipeu”, “5 Maji”, “Ali Baushi”, “Dalip Topi”, “Kongresi i Manastirit”, “Skënder Vila”, “Muhamet Deliu”, “Qemal Stafa”, “Besa”, “Marie Logoreci”, “Sarina”, “Kasem Qafzezi”, bulevardin “Bajram Curri”, Rrugën e Dibrës, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, kanë çmontuar 155 kamera.
Hiqen kamerat e krimit! Policia futet në lagjet e të fortëve në Elbasan
Për vendosjen e tyre janë në hetim shtetasit B. M., E. K., V. D., R. K., D. M. (D)., I. O., I. S., Gj. C., G. S., B. S., L. F., F. K., E. M., R. Ç., B. S., F. D., E. M., G. Ç., L. D., E. D., E. M., E. P., B. M., Z. K., Sh. Sh., A. M., A. Sh., Sh. A., A. D., A. D., U. M., F. I., A. A., E. E., K. B., E. M. dhe A. A.
Kjo është faza e nëntë e operacionit ‘Fijet’.
Radha e Tiranës për t’i prerë fijet, Policia heq disa kamera vëzhgimi në zonën e ‘Ali Demit’!