-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Haga dënoi Gucatin dhe Haradinajn, prokuroria: Mos i prekni dëshmitarët

Kryesoret

Gjykata e Apelit në Dhomat e Specializuara vendosi sot dënimin me burgim të ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj si dhe theksoi se mbrojtja e dëshmitarëve nga “frikësimi dhe dëmtimi është në themel të çdo sistemi të drejtësisë penale, përfshirë edhe Dhomat e Specializuara”.

Tre muaj më pak! Haga ul dënimet dhe Gucatit e Haradinajt

Paneli i Apelit vendosi që dënimi me burgim ndaj Gucatit e Haradinaj nga katër vjet e gjysmë të dhënë nga Trupi Gjykues, të ulet në katër vjet e tre muaj burgim, duke llogaritur dhe kohën në paraburgim.

Pas vendimit ka reaguar edhe ushtruesi i Detyrës së Prokurorit të Specializuar Aleks Uaiting (Alex Whiting). Ai e mirëpriti dhe bëri të qartë se Zyra e Prokurorit të Specializuar do të vazhdojë të ndjekë penalisht të gjitha rastet e frikësimit të dëshmitarëve, hakmarrjes ndaj dëshmitarëve dhe pengimit të drejtësisë.

“Unë e mirëpres aktgjykimin e sotëm nga Paneli i Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara që përforcon sundimin e ligjit në Kosovë dhe i dërgon një mesazh të qartë kujtdo që përfshihet në frikësimin e dëshmitarëve, hakmarrjen ndaj dëshmitarëve dhe pengimin e drejtësisë.

ZPS-ja i merr këto krime jashtëzakonisht seriozisht dhe do të vazhdojë të hetojë dhe ndjekë penalisht këdo dhe të gjithë ata që përfshihen në këtë akt në çdo rast.

Kjo çështje gjyqësore lidhet me kushtet që kërkohen për administrimin siç duhet të drejtësisë  dhe çfarë është e nevojshme për ta bërë sundimin e ligjit realitet. Dëshmitarët duhet të kenë mundësinë të dëshmojnë pa pasur frikë nga hakmarrja dhe shpagimi” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit