-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti-opozitës: Ju keni qejf t’ua themeloj “Zajednicën”, por kjo nuk mund të bëhet

Kryesoret

Kryeministri Albin Kurti u shpreh se opozita ka dëshirë që të themelohet “Zajednica” por që sipas tij, kjo nuk mund të bëhet. “Unë e kam të qartë që ju keni qejf me ua themelu ‘Zajednicën’, por ajo nuk kalon. ‘Zajednicën’ e keni pranu ju, por ajo nuk bëhet. Ju nuk e keni zbatuar, e unë nuk ua zbatoj”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se sa i përket raportimit në Kuvend, ka shprehur gatishmërinë që të diskutojnë kurdo që dëshiron opozita. “Kurdo që dëshironi unë jam i gatshëm.

Sa i përket neneve, unë i kam takuar krerët opozitarë ndaras, por sa i përket diskutimit në Kuvend ju takon juve ta ftoni, a unë i kam ftuar krerët opozitare.

Unë nuk dua të ndërmarr hapa që do ta dëmtonin Kosovën për çështjen e konfidencialitetit por Kuvendi i Kosovës është mbi të gjitha. T’ua bëj të qartë edhe njëherë përveç Kushtetutës dhe ligjit janë edhe pesë kushte të tjera”, ka thënë ai.

Kurtit lidhur me raportimin i është përgjigjur deputetit të LDK-së, Arben Gashi, i cili ka thënë se opozita e dikurshme kur ishte pjesë e saj edhe VV-ja kishte bërë rezolutë për raportimin e kryeministrit për dialogun.

“Në këtë Kuvend LDK dhe VV kanë bërë rezolutë që i kërkon qeverisë para çdo diskutimi të raportojë vetë në kuvend. Ju e keni propozuar. Konfidencialiteti, a na tregon çka është ai, se kur ish-kryeministrat thoshin kështu ju i quanit tradhti. Kryeministër mos harro se për kauzën tënde kanë vdekur njerëz”, ka thënë ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit