-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku i drejtohet qeverisë: Kush gënjen, ne, ju apo FBI-ja?

Kryesoret

Grupi i Sali Berishës në parlament nuk e lëshon foltoren duke e bllokuar që në nisje të seancës. Deputetët kërkojnë shpjegime për mbylljen e seancës së kaluar dhe kërkojnë që Edi Rama të vijë të japë shpjegime për dosjen e FBI-së.

Disa nga ne këtu e kanë seriozisht parlamentin. Vijmë për të debatuar dhe diskutuar. Nuk ka shërbim më të mirë për qeverinë që të mos lejohet diskutimi. Javën e kaluar na u hoq fjala aq më tepër për buxhetin.

Nuk mundet parlamenti të kthehet në zyrë normale të qeverisë. Keni plot zyra të tjera për të diskutuar, por të drejtën nuk mund të na e hiqni. Opozita ka nevojë për transparencë. Kush po gënjen, ne, ju apo FBI?

Ofroni shqiptarëve të marrin vesh të vërtetën. Kërkesën për mocion javën e kaluar apo edhe tani, na takon që konferencën e kryetarëve ta mbledhim tani” tha ajo.

Janë tre ditë në dispozicion kur vjen kërkesa për mocion për të thirrur konferencën e kryetarëve. Kërkesa e juaj erdhi dje, por edhe mund të futet më parë dhe është futur si pikë e parë e rendit të ditës” tha Lindita Nikolla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit