Policia e Tiranës ka nisur një aksion për goditjen e informalitetit për të goditur taksitë që punojnë në të zezë.
Në njoftim theksohet se si rezultat i kontrolleve në kryeqytet, bazuar në denoncimet e qytetarëve, deri tani janë evidentuar 3 raste të ofrimit të shërbimit “Taxi”, në kundërshtim me kriteret e licencave të transportit.
“Këta shtetas, edhe më parë, ishin ndëshkuar administrativisht për të njëjtën shkelje. Për këto raste u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për drejtuesit e këtyre automjeteve, konkretisht për shtetasit, Sh. A., R. Ç. dhe Sh. L., për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” vijon më tej njoftimi.
Verifikimet në kuadër të planit operacional “Kriteret”, për drejtuesit e mjeteve për transportin e qytetarëve, vijojnë.









