-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përfundon fiskalizimi, Tatimet: 105 mijë biznese lëshojnë fatura të fiskalizuara!

Kryesoret

Përfundon pas 2 vitesh nga nisja procesi i fiskalizimit të bizneseve. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi fiskalizimin 100% të bizneseve. Sipas të dhënave të administratës për vitin 2022 janë fiskalizuar 104,795 tatimpagues, ku 78,012 prej tyre janë biznese të vogla dhe 26,783 janë subjekte të mëdhenj.

Faza I e procesit të fiskalizimit nisi nga 1 janari 2021 për transaksionet mes enteve publike. Faza II, që nisi më 1 korrik 2021, përfshiu në procesin e ri të faturimit, transaksionin pa para në dorë mes bizneseve. Në këtë fazë u hasën shumë probleme me bllokimin e portalit SelfCare për shkak të mbingarkesës.

Faza III dhe përfundimtarja, u konsiderua dhe më delikatja, pasi nga 1 shtatori 2021 u përfshinë në fiskalizim edhe bizneset e vogla për shitjet me para në dorë. Për këtë kategori fillimisht qeveria miratoi aktin normativ në ligjin për procedurat tatimore për mos aplikimin e dënimeve administrative deri në 31 dhjetor 2021. Për subjektet e vogla afati i periudhës pa penalitete për fiskalizimin u shty deri më 30 qershor 2022.

Penalitetet për subjektet e vogla nisën të aplikohen pas 30 qershorit 2022, sipas ndryshimeve të Aktit Normativ në ligjin “Për procedurat tatimore”. Periudha pa gjoba deri në fund të qershorit 2022 u zbatua edhe për ndërmarrjet që ofrojnë furnizimin me ujë për konsumatorët finalë, si dhe tregu i rregulluar i energjisë elektrike; bankat apo institucionet financiare për njoftimin e pagesave të e- Faturave të lëshuara nga subjektet tatimpaguese.

Deri në mars të 2022 sipas të dhënave të tatimeve numri total i bizneseve aktive ishte 118,953 që Tatimpagues aktivë të vegjël rezultonin 92,000. Numri i bizneseve të fiskalizuara në përfundim të reformës është 104,795 apo 12% më pak nga totali i bizneseve aktive. /Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit