Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla e justifikoi mungesën e kryeministrit Edi Rama sot në parlament me axhendën. Ai tha se socialistët nuk do të shkojnë pas një çështje, referuar “McGonigal” që sipas tij nuk është shqetësim, pasi po hetohet në Amerikë dhe nuk ka asnjë lidhje me Edi Ramën.
“Sot ishte një seancë përtej qesharakes. Janë ngritur lloj lloj akuzash. Folën në emër të drejtësisë amerikane, ata që i shkojnë nga pas njeriut që SHBA e shpalli non grata.
Kryeministri i Shqipërisë ka një axhendë dhe gjatë zhvillimit të kësaj seance për ligje tepër të rëndësishme që kalojmë sot, si ai që u miratua me konsensus si ai për informacionin e klasifikuar, hoqëm pengesën e fundit për të shkuar te dosjet, prandaj kishte një acarim. Kryeministri i Shqipërisë është në detyrë” tha ai.









