-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha këmbëngul, kërkesë Kuvendit: Mocion me debat me Ramën për “McGonigal”

Kryesoret

Deputetët e opozitës së drejtuar nga Sali Berisha depozitojnë për herë të dytë në Kuvend kërkesën për mocion me debat për çështjen Rama – McGonigal. Dokumenti i firmosur nga 19 deputetë për debat pa limit kohor u depozitua sot. Dy seancat e fundit u kthyen në kaos pasi PS nuk e pranoi kërkesën, por PD këmbëngul.

KËRKESA DREJTUAR KUVENDIT

Ditët e fundit opinioni publik shqiptar dhe ndërkombëtar është tronditur prej një skandali të përmasave ndërkombëtare që ka përfshirë edhe Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Sipas të dhënave të publikuara nga Byroja Federale e Hetimit (FBI), Departamenti i Drejtësisë Amerikane, dhe media amerikane e ndërkombëtare, më 21.01.2023 është arrestuar zyrtari i lartë i FBI, Charles McGonigal, i akuzuar për shkelje të sanksioneve ndaj oligarkut rus Oleg Deripaska, me lidhje të ngushta me Presidentin rus Vladimir Putin, si dhe për fshehje, manipulim dhe falsifikim të të dhënave për kontakte të papërshtatshme me shtetas të huaj, ku përfshihet Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe dy bashkëpunëtorë të tij që nuk mbajnë poste zyrtare në Republikën e Shqipërisë.

Njëkohësisht, duke patur parasysh se oligarku Oleg Deripaska duhet të ishte i sanksionuar edhe nga Shqipëria që prej 8 Prillit 2022, si vend kandidat që zbaton sanksionet e Bashkimit Europian, rezulton se ai vazhdon të zotërojë biznese të licensuara drejtpërdrejt nga Qeveria shqiptare, në shkelje të drejtpërdrejtë të këtij detyrimi politik dhe ligjor, një grup deputetësh kërkon:

  1. Zhvillimin e një Mocioni me Debat për çështjen “Rama – McGoginal”.
  2. Kërkojmë që mocioni të mos ketë limit kohor, duke i dhënë mundësinë çdo deputeti të shprehet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit