Policia italiane ka arrestuar një 22-vjeçarin shqiptar pasi u kap me lëndë narkotike të cilën e kishte fshehur në një kavanoz.
Ai është vënë re nga karabinierët për shkak të lëvizjeve të tij të dyshimta teksa është takuar me disa persona të tjerë.
Autoritetet kanë dyshuar se 22-vjeçari ishte një shpërndarës droge dhe e kanë ndjekur atë deri në rrugën Pradona në Komunën e Alseno.
22-vjeçari ka ndaluar makinë në një kanal kullues dhe më pas është larguar.
Menjëherë policia ka kryer kontrolle ku më pas u gjet lënda narkotike.
Më vonë ai është rikthyer në vendin ku hidhi kavanozin por aty po priste policia ku e arrestoi menjeherë.