Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho në deklaratën para mediave u shpreh se në vend duhet t’i jepet fund pandëshkueshmërisë.
Nga selia e Partisë së Lirisë ajo u shpreh se në lidhje me çështjen e Inceneratorëve duhet bërë drejtësi.
Xhixho shtoi se SPAK është i vonuar me mos marrjen e veprimeve.
“Afera e shekullit me të cilën u janë vjedhur shqiptareve qindra miliona euro është një skeme e pastër korrupsioni e ideuar dhe e zbatuar nga një grup i strukturuar kriminal me ne krye Kryeministrin e vendit,” tha nënkryetarja e PL-së.
“Ai është i përfshirë direkt në këtë abuzim galopant me paratë e shqiptarëve të varfër.
Droni qe monitoroi për 6 muaj veprimtarinë e Inceneratorit te Tiranes u tregoi të gjithë shqiptareve se aty nuk ndodh as diferencim as riciklim por vetëm groposje te mbetjeve. Pikërisht për këtë groposje, qytetaret kane paguar deri me tani 54 milion dollarë dhe do të vijojnë të paguajnë miliona të tjera për një shërbim që nuk u jepet fare.
Faktet e reja si ky qe sot po bëjmë publik e vene përpara një përgjegjësie shume te madhe SPAK-un i cili nuk mund ti shmanget me drejtësisë se tij dhe vënien përpara saj të gjithë zyrtareve qe kane shkelur ligjin dhe vjedhur parate e vendit me te varfër ne Europe.
Shqiptaret kane nevoje për drejtësi që nuk kursen shkelësit e ligjit, qofshin keta Kryeministër apo nënpunësi me i fundit,” shtoi ajo.
“Dosja e inceneratorëve është prova më e fortë për SPAK-unun për ti dhënë fund kulturës se papërshkueshmërisë e cila ka shkaktuar pasoja katastrofike ne funksionimin e shtetit ligjor dhe ne demin e pallogaritshëm qe i është bere interes publik.”