-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Janusz Bugajski: Rrënimi i Rusisë dhe Kosova

Kryesoret

Shpërbërja e Federatës Ruse do të përmirësojë sigurinë dhe stabilitetin e disa rajoneve relativisht afër me të, përfshirë Ballkanin Perëndimor. Ushtria shtetërore moskovite e mposhtur në Ukrainë, nën sanksione të rënda ndërkombëtare, me rënie të të ardhurave nga energjia, buxhet të zvogëluar dhe e privuar nga baza e saj e burimeve në Siberi, do t’i ketë aftësitë për të sulmuar fqinjët apo për të nxitur trazira jashtë kufijve të saj të reduktuara në mënyrë domethënëse.

Ndërsa Moska kthen sytë nga vetja për t’u marrë me krizat e brendshme të shumëfishuara, kapaciteti i saj për agresione jashtë vendit do të bie. Aftësia e saj për ta futur Europën në kurthin e varësisë energjetike, për t’u përfshirë në korrupsion politik dhe për të përhapur dezinformata (informacion të rremë) do të kufizohet.

Krahu lindor i NATO-s, nga Arktiku deri në Detin e Zi do të bëhet më i sigurt, çfarë do të rrisë zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin rajonal. Ukraina dhe Moldavia do të jenë në gjendje të rifitojnë territoret e tyre të pushtuara dhe të kërkojnë integrimin në BE dhe NATO pa u frikësuar nga reagimi i Rusisë. Bjellorusia do të mund të arrijë pavarësinë e saj, të zhvillojë demokracinë dhe të ndërtojë marrëdhënie produktive me fqinjët e saj.

Në Ballkanin Perëndimor, pa mbështetjen ruse, mundësitë e Serbisë për të destabilizuar rajonin do të reduktohet dhe kërcënimi i konfliktit të armatosur në Bosnje-Hercegovinë, Kosovë dhe Mal të Zi do të zvogëlohet. Projekti i BE-së mund të fitojë sërish vrull dhe NATO-s nuk do t’i duhet të vazhdojë të mbrojë një krah të brendshëm të saj nga ambiciet e Moskës…kliko KETU për të lexuar shkrimin e plotë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit