-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK “fërkon duart” për zyrtaren milionere

Kryesoret

Mbrëmjen e djeshme policia ka arrestuar ish zyrtaren Alda Klosi në banesën e së cilës dyshohet se në muajin dhjetor, u vodhën mbi 120 mijë euro dhe 30 mijë dollarë nga Rozeta Dobi, e cila punonte si pastruese në nje banesë të marrë me qera prej Klosit. Së bashku me pastruesen, u arrestua dhe djali i saj Havier Dobi, i dyshuar se kishte bashkëpunuar me nënën e tij në grabitjen e shumës së parave dhe Havier Dobin.

Në burg me pastruesen! Si e kaloi natë e parë në qeli dhe çfarë tha para arrestimit?

Nga të dhënat e para mësohet se kanë qenë disa deklarime të bëra nga Dobi në polici, që kanë çuar në arrestimin e Klosit nën dyshimet për “pastrim parash”. Mbetet për t’u parë nëse çështja do të mbetet në Prokurorinë e Tiranës, apo do t’i kalojë Prokurorisë së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, meqënëse zonja Klosi ka mbuluar funksione të larta në administratë, si ish drejtoreshë e koncensioneve në ministrinë e Financave para disa vitesh dhe deri në korrik të 2022, shefe e kabinetit të ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj, për të kaluar më pas në Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare.

Kush ishte pika e kthesës që zbërtheu pastruesen dhe arrestoi zyrtaren?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit