-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kokainë dhe heroinë në çantat me ushqime, arrestohen 2 shqiptarët në Itali

Kryesoret

Policia italiane ka arrestuar 2 shqiptarë të moshës 21 dhe 42 pas njjë postblloku të planifikuar nga agjentët e Policisë Rrugore teksa udhëtoni me një furgon me targa të huaja.

Në momentin që është dhënë urdhri për t’i ndaluar e më pas për t’u kontrolluar, shqiptarët kanë shfaqur shenja nervozizmi duke ngritur më tepër dyshime tek policia.

Menjëherë policia ka kryer kontrolle në pjesën e pasme të furgonit ku u gjetën çanta të madhësive të ndryshme me ushqime të dekompozuara vaj, fruta dhe thasë me mish të cilat lëshonin erë të fortë.

Nga kontrolli i mjetit dhe personave, në një papafingo qendrore të kabinës së shoferit u gjetën 5 pako të mbuluara me celofan dhe të fiksuara me shirit ngjitës me përmbajtje heroine dhe kokainë, me peshë totale 5.642 kg.

Gjithashtu u gjet një qese prej pëlhure me pako kartëmonedha të prerjeve të ndryshme, të mbështjella po ashtu me celofan, për një shumë prej disa mijëra dhjetëra eurosh të cila arrijnë në total 73.205 euro.

E gjithë shumë u sekuestrua ndërsa shqiptarët u vunë në pranga.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit