-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: E dashura e McGonigal e vendosi gishtin te Rama

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha sot se dënon përpjekjen e Edi Ramës për të fshehur të vërtetat sipas tij të hidhura, “për të mos thënë edhe kriminale, të bashkëpunimit McGonigal-Edi Rama”.

“Në një intervistë të gjatë, por me shumë të dhëna të ish-të dashurës së McGonigal, pas shefit të kundërzbulimit të FBI-së, Allison, gishtin e vendos mbi Edi Ramën.

Ajo çka të bën përshtypje në dëshminë e saj është se kjo zonjë e nderuar kishte nuhatur marrëdhënie të dyshimta dhe vlerësonte si problem kryesor, marrëdhëniet errëta të partnerit të saj, me kryemafiozin Edi Rama.

Në këtë kontekst, unë dënoj përpjekjen e Edi Ramës për të fshehur të vërtetat e hidhura, për të mos thënë edhe kriminale, të bashkëpunimit McGonigal-Edi Rama.

Në dosjen shqiptare gjithçka ekziston ka vetëm një emër, Edi Rama, këshilltari i tij privat Duçka dhe miku i tij, Agron Neza.

Pra, gjithçka është një dosje e tërë në të cilën lakohet emri i Edi Ramës 14 herë, dhe personat A dhe B, po kaq herë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit