Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për tërmetin e fuqishëm që goditi Turqinë dhe Sirinë, që deri më tani ka shkaktuar mbi 500 viktima.
“Në këto momente shumë të vështira të përballjes me tërmetin shkatërrimtar që goditi Turqinë dhe Sirinë natën e mbrëmshme, lutjet tona shkojnë për viktimat e shumtë që humbën jetën tragjikisht, duke shpresuar për sa më pak viktima të tjera në njerëz dhe një shërim të shpejtë të të plagosurve”, tha Meta.









