Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari denoncoi sot abuzimin sipas tij marramendës në sistemin energjetik shqiptar. Ai tha se qytetarët shqiptarë vidhen hapur nga abuzimet në sistemin energjetik.
“Investimet marramendëse rreth 1 miliard euro janë hedhur për të ulur humbjet në rrjet dhe në vazhdojmë të jemi përsëri vendi me humbjet më të larta në Europë në vlerën e 20%.
Sipas planifikimit strategjik të vetë Rilindjes këto humbje në vitin 2019 duhet të ishin në vlerën e 14%, pra në 2023 duhet të ishim shumë më pak se 14%.
70 % e humbjeve të sistemit tonë energjetik vijnë si pasojë e amortizimit të rrjetit dhe pse OSHEE çdo vit planifikon qindra miliona euro investime nga taksat e qytetarëve, për të ulur humbjet dhe kjo gjë nuk realizohet. Sepse është e qartë, paratë e qytetarëve vidhen duke rënduar mbi buxhetin e familjeve shqiptare.
Teksa qytetarët arrestohen dhe dërgohen para drejtësisë asnjë nga drejtuesit e OSHEE dhe KESH nuk mban përgjegjësi për abuzimet e tyre marramendëse në kurriz të qytetarëve.
Rilindja kërcënojnë hapur qytetarët se do të vendosin fashat e rritjes së çmimit të energjisë, për shkak të korrupsionit të tyre dhe jo për arsye të krizës energjetike.
Ndaj të nderuar qytetarë për t’i dhënë fund abuzimit, vjedhjes, mashtrimit, papërgjegjshmërisë, çmimeve të larta, mungesës së vendeve të punës ju ftojmë në protestën e 11 shkurtit ora 12:00.
11 shkurti është dita e përgjigjes, e ndryshimit dhe e fillimit të fitores së qytetarëve mbi bandën plaçkitëse të Rilindjes” tha ai.