Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë e Elbasanit dhe i ftoi të bëhen pjesë aktive e familjes socialiste për të ndikuar drejtpërdrejt në vendimmarrjet për mirëadministrimin e qytetit të tyre.
“Kjo forcë politike, kjo organizatë, bashkia, Partia Socialiste, duke pasur sa më shumë nga ju, ju do jeni një presion pozitiv për ndryshim për mirë. Në fakt, automotoparku edhe Bypass-i që do krijohet që do ti japë një zhvillim të madh zonës. Elbasani ka dy gjëra shumë të rëndësishme: është afër kryeqytetit, është afër aeroportit dhe bërja e një vepre të tillë këtu mund ti japë një identitet turistik edhe ndërkombëtar, duke e kthyer Elbasanin në një pikë që do të vizitohet më shumë. Kjo krijon shanse më shumë edhe për të rinjtë, për punë, për një karrierë në fushën e turizmit”, deklaroi Gjiknuri.
Numri dy i socialistëve theksoi se Elbasani nuk ka kohë për eksperimente. Ai shtoi se PS e ka nisur “trenin” e zhvillimit të qytetit përmes punëve transformuese.
“Ne kemi zgjedhjet vendore, janë zgjedhje për administrimin e shtëpisë suaj, vetes suaj. Asnjë të mos mendojë se duke bërë zgjedhjen e gabuar vendore do të ketë një perspektivë edhe më të gjerë kombëtare. Pse e them këtë? Nuk ka kohë për eksperimente, ne e kemi nisur “trenin” e Elbasanit, zhvillimin e Elbasanit. Ne e kemi djalin tonë i cili e drejton këtë bashki. Ka një qeveri që po e mbështet dhe financon dhe ku të rinjtë jam i bindur që do ta gjejnë më shumë veten. Gledi ato angazhime që i merr jam i bindur që do ti mbajë por nuk është vetëm. Më ka mua, ka deputeten, ka kryeministrin Rama sepse pa mbështetjen e qeverisë shumë nga këto projekte që ne kemi janë të pamundura”, tha ai.









