Partia Demokratike prezantoi sot në Kurbin, kandidatin për kryetar bashkie në zgjedhjet e 14 Majit, mjekun Genc Doçi.
Takimi u zhvillua sot pasdite në Kurbin, ku kandidati Doçi u shpreh se për Kurbinin duhet një ndryshim për t’ia kthyer qeverisjen qytetarëve dhe jo pushtetarëve të korruptuar që e kanë mbajtur peng këtë bashki vitet e fundit.
Nga Grupi Alibeaj, kandidati i Kurbinit është i 11, i zyrtarizuar deri më tani. 10 të tjerët janë prezantuar më parë.