-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha “zbërthen” skemën: Si vendoseshin gjobat nga Rama dhe ish-agjenti i FBI-së për politikanët shqiptarë!

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se kryeministri Edi Rama dhe ish-agjenti i FBI-së, Charles McGonigal, vendosnin gjoba ndaj politikanëve shqiptarë.

Berisha tha se McGonigal shkonte nëpër tavolina dhe thoshte se do të arrestonte ish-presidentin amerikan Donald Trump dhe sipas tij politikanëve shqiptarë ish-agjenti i FBI-së ju dukej si Zot.

Ai shtoi gjithashtu se McGonigal premtonte se do të hiqte “non gratat” për disa politikanë, si për Vangjush Dakon dhe Tom Doshin dhe kërcënonte disa të tjerë me “non grata”.

“Marrja e pandehur është më e komplikuar, pasi hyn imuniteti diplomatik. Përshembull donin të merrnin të pandehur Princin, por nuk e morën sepse ishte kreu i një shteti tjetër. Ka korruptuar një zyrtar të një vendi aleat. Ai ka vazhduar me këtë zyrtar të lartë një seri takimesh dhe veprimesh. Një vend si Shqipëria, i rekruton me korruptim njeriun më të rëndësishëm të atij institucioni në fushën e spiunazhit. Sot një pjesë e gjykimit është bërë i mbyllur.

Po të lexosh Insajderin, do të besosh se Deripaska nuk ishte një mbështetës i Kremlinit. Deripaska ka qenë një çerdhe e spiunazhit të Kremlinit. Shiko si është puna tani. Ata që e kanë takuar dhe kanë gabuar, të vinte ai këtu dhe të thoshte që jam superspiun i SHBA-ve, çdokush do ta takonte. Por Rama e shndërroi atë në vrasës me pagesë.

Një nga njerëzit që rrinte më shumë me Agron Nezën dhe me të, kur i kërkova të më thoshte dy fjalë, ai pikërisht këtë më tha që “ata ishin gjobvënës”. Gjushit, Tomës, Tomën e kanë marrë me avion e kanë çuar në Vienë. Durim Bamit, etj, i kanë marrë para në sasi të mëdha për t’i hequr “non gratat”.

Pothuajse po, sepse Helidon Bendo mund të jetë vënë në dijeni të këtyre hetimeve. Ai shkonte nëpër tavolina dhe thoshte unë do të arrestoj Trumpin. Këta e shihnin si perëndi atë. Në ato tavolina, shefi i shërbimit e kishte një vesh. Dhe nuk ka mundësi të mos dinte gjë. Besoj se prandaj është dorëhequr nga kreu i SHISH”, është shprehur Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit