-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Marrëzi dhe pafytyrësi”, reagon Aleksandër Vuçiç: Nuk i shmangem bisedimeve!

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar sot se në bisedimet në Bruksel për gjithçka tjetër do t’i vazhdojë vetëm pasi të krijohet Asociacioni i Komunave Serbe. Aleksandër Vuçiç ka komentuar njoftimin e Jozef Borellit se do ta ftojë atë dhe Kurtin në Bruksel për të shtyrë siç tha ai “planin” evropian për Kosovën.

“Asnjëherë nuk jam shmangur bisedimeve për asgjë, apo ndonjë çështje, së pari asociacioni i komunave serbe nëse mendoni të më ftoni në Bruksel, për të më bindur të them asociacioni i komunave serbe njëkohësisht me nuk e di se çfarë ose pasi nuk e di çfarë, mos më thirrni, më thirrni për turizëm dhe nuk jam i interesuar, kam qenë në Bruksel 200 herë, nuk jam i interesuar të shkoj në turizëm, kështu që nëse më thirrni, më njoftoni se e kanë dorëzuar Asociacionin e komunave serbe, kur ta dorëzojnë, do të vij të diskutojmë gjithçka tjetër”, tha Vuçiç.

I pyetur nga një gazetar që të komentojë faktin se Albin Kurti ka numëruar se janë 11 kryetarë komunash në Serbinë qendrore që nuk janë të kombësisë serbe dhe se Serbia nuk u jep atyre asosiacione kombëtare, Vuçiç tha se kjo është “marrëzi dhe pafytyrësi”.

“Marrëzi dhe vrazhdësi, por nuk do të flas më për këtë, ai do të donte të barazonte statusin juridiko-politik shtetëror të Republikës së Serbisë me atë që ai e quan Republika e Kosovës, por njerëz ne jemi duke biseduar pikërisht sepse nuk është njësoj, nuk ke çfarë të flasësh ti për Serbinë qendrore, ne kemi një temë për të folur dhe kjo është e vetmja temë në tryezë”, tha Vuçiç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit