-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U kap me çantën me heroinë! Pendohet shqiptari: Kam grua dhe fëmijë!

Kryesoret

Mediat italiane shkruajnë se kuzhinieri shqiptar që u arrestua të hënën me heroinë pas një kontrolli të bërë gjatë zbarkimit nga një anije nga Shqipëria ka kërkuar falje.

Ishte mëngjes kur 50-vjeçari me kombësi shqiptare, punonjës i të njëjtës anije me të cilin kishte udhëtuar, u ndalua me një çantë shpine mbi supe.

Në çantën e shpinës kishte 5 kilogramë heroinë, të mbyllura në një mbështjellës të vetëm. Një sasi e vetme e destinuar për një shpërndarës droge jashtë aeroportit por nga e cila shqiptari nuk mbërriti kurrë.

“Nuk e di pse u solla kështu. Unë nuk jam kriminel, kam grua dhe fëmijë”. Më pas ai kërkoi falje duke thënë se duhej t’ia dorëzonte atë çantë shpine një personi që e priste jashtë portit dhe se do të paguhej vetëm me dorëzimin e drogës, por policia u tregua më shpejtë se ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit