12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tërmeti në Turqi, Erdogan u paguan qiranë të prekurve për një vit

Kryesoret

Përgjigja e autoriteteve turke ndaj tërmeteve vdekjeprurëse nuk është aq e shpejtë sa donte qeveria, pranoi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan duke shtuar se numri i të vdekurve në vend nga tërmeti është rritur në 18 991

Në të njëjtën kohë, ai tha se të shpëtuarit janë 75523 ndërsa 75 780 janë detyruar të shpërngulen në rajone të tjera nga ato ku kanë jetuar më parë.

Duke folur nga provinca Antiyaman një nga zonat e prekura nga tërmetet shkatërruese në Turqinë juglindore, Erdogan tha se disa njerëz po plaçkisnin dyqanet dhe po sulmonin bizneset, duke vënë në dukje se gjendja e jashtëzakonshme e shpallur në provincë do të lejonte shtetin të vendoste masat e nevojshme ndëshkuese.

“Ne po përballemi me një nga fatkeqësitë më të mëdha në historinë tonë. Deri më tani, 10 provinca kanë pësuar dëme të rënda. Dua të siguroj qytetarët se brenda një viti do të rindërtojmë objektet e dëmtuara dhe do t’ua dorëzojmë pronarëve të tyre. Po ashtu, secilit do t’i japim 10 mijë paund (494 euro),” tha presidenti turk.

Në të njëjtën kohë, pas sigurimit të 494 eurove, Erdogan theksoi se shteti do t’ua mbulojë qiranë për një vit të prekurve nga tërmeti. 

“Ne do të sigurojmë që qytetarët tanë që nuk duan të jetojnë në çadra do të jetojnë në shtëpi, duke mbuluar qiranë e tyre. Qytetarët e mi do të mund të qëndrojnë në Antiyaman apo provinca të tjera për 1 vit”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit