-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Mesazhi ynë ishte Parlamenti”, Berisha: Mosbindja civile është e shenjtë

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takim në selinë blu me kryetarët e degëve të Tiranës ka folur në lidhje me protestën e djeshme.

Gjatë takimit Berisha u shpreh se mesazhi i tyre është parlamenti.

Sipas kreut të PD-së ky parlament është Parlamenti i krimit monstruoz kushtetues.

“Kemi nisur një revolucion ndaj regjimit më mafioz të Europës, do të shmangim gjakderdhjen, do të firmosim fitoren. Askush të mos dyshojë për këtë.

Një revolucion paqësor nuk është çështje e një dite, një proteste, e disa protestave. Është një proces, është një proces i qëndrueshëm mosbindje civile.

E thotë Mahatma Gandi; në një revolucion mosbindja civile është i shenjtë. Por duhet ta kuptojnë të gjithë këtë mision. Duhet ti besojmë të gjithë këtij misioni.
Dje unë, bashkë me ju unë bëra një tur në simbolikën e tij.

Institucioni i parë ishte parlamenti. Parlamenti është sot, totalisht, vërbërisht vegël e një njeriu, Edi Ramës. Nga tempulli i demokracisë që duhet të jetë, nga institucioni ku opozita në emër të atyre që e kanë votuar, të 620 mijë shqiptarëve që e kanë votuar, duhet të paraqesë alternativën, por edhe të bëjë kontrollin e qeverisë.

Këto të dy funksione Edi Rama i asgjëson, duke shkelur kushtetutën dhe ligjet. Ligjet që ne paraqesim për votim, nuk sillen në parlament për shqyrtim. Komisionet Hetimore bllokohen, nuk lejohet.

Kurrë ndonjëherë, kurrë ua them unë, as në 1991, parlamenti nuk ka qenë në këtë gjendje. Ndaj dhe mesazhi ynë ishte, parlamenti. Ai është parlamenti i krimit monstruoz kushtetues,” tha Berisha gjatë takimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit